Telegrafi

Huazim me opsion shitje të përhershme, Milani po e largon Charles de Ketelaeren

Charles de Ketelaere do të largohet nga Milani pas vetëm një viti qëndrim në San Siro.

Mesfushori i talentuar belg nuk ka arritur të lë gjurmë në San Siro, përkundër se Milani shpenzoi 35 milionë euro për transferimin e tij nga Club Brugge.

22-vjeçari ka zhvilluar 40 ndeshje në të gjitha garat me Milanin, duke mos shënuar asnjë gol dhe duke asistuar vetëm në një.

Lexo po ashtu Atalanta në bisedime me Milanin për transferimin e De Ketelaere

Reprezentuesi belg do të largohet në huazim nga Rossonerët, por ai do të mbetet pjesë e elitës së futbollit italian Serie A.

Atalanta ka fituar garën për shërbimet e tij dhe tanimë janë bërë të ditura edhe detajet e marrëveshjes mes dy klubeve.

Lexo po ashtu "Operacioni fshesa", Milani synon t’i largojë 13 lojtarë

Bergamaskët do të paguajnë tre milionë euro për huazimin e lojtarit, derisa kanë klauzolën e blerjes për 23 milionë euro pas një viti.

Gjithashtu Milani do ta ruaj 10 për qind të kartonit në rast se De Ketelaere do të shitet në të ardhmen. /Telegrafi/