Telegrafi

HRW: As qeveria e as BE-ja nuk po ndërmarrin diçka për lirinë e mediave në Maqedoni

Organizata joqeveritare “Human Rights Watch” (HRW) në njoftimin e saj më të ri për vendet e Ballkanit kanë kritikuar qeverinë e Maqedonisë, por edhe Bashkimin Evropian se nuk po ndërmarrin asgjë për të larguar pengesat të cilat pengojnë lirinë e mediave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qeveritë kanë pak veullnet politik për të përmirësuar lirinë e mediave. Disa gazetarë ballafaqohen me padi penale të dyshimta, ndërsa qeveria mbështet reklamat për të heshtur raportimin kritik dhe për të zvogëluar pavarësinë e mediave”, thuhet mes tjerash në komunikatën e HRW.

Përveç kësaj, HWR thekson se në Maqedoni, si dhe në gjithë Ballkanin, qeveria bën presione mbi mediat me reklamimin e tyre./Telegrafi/