Pak ditë më parë u bë e ditur se u ra dakord për një luftë mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk për titullin e kampionit të unifikuar në peshat e rënda.
Lufta do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Data nuk është përcaktuar ende, por ka dy opsione – Fury dhe Usyk do të luftojnë ose më 23 dhjetor ose në janar të vitit të ardhshëm. Përveç kësaj, u ra dakord për një revansh.
Nënshkrimi i kontratës për duelin është i diskutueshëm sepse boksieri kroat Filip Hrgovic është dashur të luftojë me Usykun për titullin IBF. Hrgovic u anashkalua sërish, vetë luftëtari kroat disa herë theksoi se luftëtarët e tjerë po i shmangeshin.
Jo vetëm që u anashkalua, por për shkak të revanshit të dakorduar, është e sigurt se do të presë seriozisht shansin e tij.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të jetë kështu. Gjegjësisht, gazetari i ESPN, Mike Coppinger, ka bërë të ditur se IBF ka dërguar një letër në kampet e Usykut dhe Furyt me një mesazh të qartë – nëse nuk do të luftoni Hrgovicin, ne do të gjejmë dikë që do ta bëjë.
IBF në letër theksonte se fituesi i luftës për kampion absolut duhet të luftojë kundër kundërshtarit të detyrueshëm Filip Hrgovic për brezin e kampionatit IBF dhe se nuk lejohen përjashtime.
Nëse Fury dhe Usyk bien dakord për një revansh, atëherë Hrgovic do të luftojë për brezin e kampionit IBF kundër sfiduesit të ardhshëm në dispozicion. Aktualisht është Anthony Joshua, ish-kampioni i peshave të rënda. /Telegrafi/