Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Vjosa Osmani i shërben Albin Kurtit, shkarkimi i Dakës është manifestim i një mendësie dhe qasje autoritare

U.D i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj

U.D i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj duke komentuar shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke i shërbyer kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Hoxhaj tha se shkarkimi i Dakës është shkelje e Kushtetutës së Kosovës.

“Vetëm mënyra se si është shkarkuar Valdete Daka është manifestim i një mendësie dhe qasje autoritare. Bëjnë përpjekje që ta kontrollojnë mënyrën e menaxhimit të procesit zgjedhor, bëjnë përpjekje që të kontrollojnë mediet e pavarura, ekonominë e lirë të tregut”, tha Hoxhaj.

Ai shtoi se “Presidentja Osmani është e nominuar nga zotëri Kurti dhe i shërben Kurtit. Aty nuk ka kurrfarë dyshimi dhe mendoj se këtë e dinë të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Hoxhaj për Telegrafin.

I pari i PDK-së tha se është mendësi autoritare mënyra se si është shkarkuar Valdete Daka.

U.D i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj

“Kur e shkarkon zonjën Valdete Daka, që është shkelje e Kushtetutës së Kosovës, kështu me të dy këmbët dhe vendime gjoja populiste për fatin e AKP-së, por nuk e ke ndërmend me ba diçka të madhe, është mendësi autoritare. Mënyra si është trajtuar zonja Daka, kur paradite e ftonë në zyre dhe i thotë se nëse jep dorëheqje të japim mirënjohje dhe nëse nuk largohesh ne të shkarkojmë dhe poshtërojmë flet për këtë shumë”, tha Hoxhaj.

Ai u shpreh se, “PDK-ja i ka nënshkrimet gati ku do të koordinohemi edhe me subjektet tjera politike, sepse mendojmë se kjo është çështje që na takon të gjithëve, që të koordinohemi për një çështje të tillë”, tha Hoxhaj. /Telegrafi/

Exit mobile version