Benedikt Howedes është tejet i gëzuar që ka nënshkruar për Juventusin duke e quajtur një prej pesë klubeve më të mëdha në botë.
Mbrojtësi i Schalke 04 të mërkurën e kompletoi huazimin njëvjeçar te Zonja e Vjetër që e ka opsionin e blerjes, i cili do të shndërrohet obligativ nëse ai bën më shumë se 25 paraqitje.
“Emocionet e mia të para kanë tejkaluar çdo parashikim, mendoj se ky është një klub shumë i madh dhe Torino është një qytet i bukur”.
“Kam folur me Sami Khediran para se të vija këtu dhe ai më tha se duhet të vija, sepse është shumë mirë. Në ditën e parë, po shkëlqen dielli dhe kjo ka shumë kuptim. Është një ditë e madhe për mua”.
“Sipas meje, Juventusi është një prej klubeve më të mëdha në botë, një ndër pesë më të mëdhenjtë dhe ka qenë shumë i suksesshëm në vitet e fundit, ndërsa unë dua të jem pjesë e këtij suksesi, ta bëj punën time këtu, të jem i suksesshëm në të ardhmen dhe të jap më të mirën”, është shprehur Howedes për JTV. /Telegrafi/
«Orgoglioso di essere alla Juventus» 💪
Le prime parole di @BeneHoewedes 🇩🇪 da bianconero ⚪️⚫️ https://t.co/E0bCD32hv8#WillkommenBenedikt pic.twitter.com/6RcHUnMcVN
— JuventusFC (@juventusfc) August 30, 2017