Telegrafi

Hovenier uron Ditën e Kushtetutës: Krenar që mbështes popullin dhe institucionet e Kosovës

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka uruar Ditën e Kushtetutës.

Hovenier ka thënë se ndjehet krenar që mbështet popullin dhe institucionet e Kosovës.

“Ne, populli i Kosovës, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj…” Gëzuar Ditën e Kushtetutës, Kosovë! Krenar që mbështes popullin dhe institucionet e Kosovës”, ka shkruar Hovenier.

Ditën e Kushtetutës e ka uruar edhe Ambasada e ShBA-së në Prishtinë. Përmes rrjetit social “Facebook”, ambasada amerikane u shpreh krenare për mbështetjen ndaj popullit dhe institucioneve të Kosovës.

“Ne, populli i Kosovës, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj… Gëzuar Ditën e Kushtetutës, Kosovë! Krenar që mbështesim popullin dhe institucionet e Kosovës”, thuhet në postim.

Kushtetuta e Kosovës është ratifikuar më 9 prill 2008 dhe ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit. /Telegrafi/