Telegrafi

Hovenier u bashkohet përfaqësuesve institucional të Kosovës, nderon policin e vrarë në veri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, u është bashkuar përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në ndezjen e qirinjve për nder të policit të rënë heroikisht në detyrë pas një sulmi terrorist në veri.

“Bashkë me përfaqësuesit e institucioneve kosovare dhe komunitetit ndërkombëtar në ceremoninë e ndezjes së qirinjve për nder të rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë sot në krye të detyrës”, ka shkruar Hovenier.

Ambasadori amerikan u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të policit.

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, ambasadori amerikan, kryetari i komunës së Prishtinës, e policë të tjerë kanë bërë homazhe para Stacionit Policor Qendër në Prishtinë, ku kanë bërë ndezjen e qirinjve për policin e rënë sot në krye të detyrës, Afrim Bunjaku./Telegrafi/