Telegrafi

Hovenier thërret në takim katër kryetarët e komunave në veri

Foto: Arkiv

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka ftuar në takim kryetarët e sapo zgjedhur në katër komunat veriore, pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur atje

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci i cili ka treguar se takimi do të mbahet në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00.

Në takim do të jenë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke shprehur shqetësimet e tyre dhe duke ripërsëritur deklaratën e para dy ditëve për të dënuar ashpër hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

Po ashtu, në këtë deklaratë të përbashkët paralajmërohet Qeveria e Kosovës që “të mos ndërmarrë asnjë masë të re për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan”.

Shtetet e QUINT-it dhe BE-ja kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe u kanë kërkuar autoriteteve të Kosovës që të mos ndërmarrin asnjë masë tjetër për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. /Telegrafi/