Telegrafi

Hovenier: SHBA-ja është shumë e përqendruar rreth Ballkanit Perëndimor

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA-ja është shumë e përqendruar rreth Ballkanit Perëndimor, që nga vitet e 90-ta.

Ai në Samitin e Ballkanit Perëndimor, shtoi se një numër i presidentëve janë për një Evropë të bashkuar, duke u bërë prioritet që të arrihet kjo.

“Prioriteti më i lartë i ynë është integrimi i vendeve në Bashkimit Evropian, e që është në interes të vetë vendeve dhe të SHBA-së. Ne mendojmë se çdo vend që është anëtarë i BE-së është një vend më demokratik”, tha Hovenier, raporton Telegrafi.

Ambasadori shtoi se “Dëshirojmë që të kemi një integrim më të lartë ekonomik dhe duam t’iu ndihmojmë që të veprojnë përtej kufirit”

“Ne në tërë rajonin kemi shumë programe. Këtu në Kosovë kemi tri qëllime strategjike, pra ne e mbështesim Kosovën që të integrohet në vendet euroatlantike, kjo merr kohë. E dyta ka të bëjë me rritjen ekonomike dhe zhvillimin, e duhet të janë për të gjithë. Kurse e fundit, është sundimi i ligjit. Jeni një shtet që nuk e keni përvojën, si shtet i ri. Këtë janë prioritetet me logjikën evropiane”, tha Hovenier.