Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka cilësuar si produktiv takimin e kryeministrit Albin Kurti me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.
Hovenier, duke komentuar takimin e sotëm të kryeministrit Kurti dhe Ndihmës Sekretarit amerikan, përmes një postimi në platformënn “X”, tha se ShBA pret nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, transmeton Telegrafi.
Pleasure to join Assistant Secretary O’Brien for his productive meeting with PM Kurti. We look to Kosovo and Serbia to fulfill all obligations entered into under the EU-facilitated Dialogue. https://t.co/0Q27NVLFNF
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 24, 2024
Ndryshe, në takimin që pati O’Brien sot me kryeministrin Kurti në Gjermani, tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.
“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatimin e zotimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Me kryeministrin e Kosovës Kurti sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm”, ka shkruar O’Brien, duke folur për takimin me kryeministrin e Kosovës. /Telegrafi/