Telegrafi

Ambasadorët Hovenier e Abbott, takim me Kurtin e Bislimin

Kryeminsitri Albin Kurti, ka pritur në ndërtesën e Qeverisë, ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier. 

Po ashtu edhe zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi ka zhvilluar takim me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott.

Takimi mes tyre vie në kohën kur Bashkimi Europian po tenton të aranzhojë një datë dialogu në Bruksel me palën serbe.

Kjo pas zhvillimeve të fundit në veriun e Mitrovicës.

Pas takimit nuk pati deklarime për media as nga ambasadori dhe as nga Qeveria e Kosovës.

Megjithatë, nga kjo e fundit eventualisht pritet të ketë më vonë komunikatë për media./Telegrafi/