Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, ka falënderuar Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Azi, James O’Brien, për vizitën e tij në Kosovë.
Hovenier në një postim në “X” ka theksuar se gjatë takimeve me liderët e qeverisë, u diskutuan çështje të rëndësishme për partneritetin në forcimin e paqes dhe prosperitetit në vend.
Ambasadori amerikan theksoi rëndësinë e krijimit të kushteve të dinjitetshme dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ai po ashtu theksoi angazhimin e SHBA-së për të mbështetur avancimin e Kosovës në rrugën euro-atlantike, si një shtet modern dhe evropian.
O’Brien ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të zhvillojë më shumë diskutime para se të marrë një vendim dhe se për këtë arsye lindin, me raste, mospajtimet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Në linjë me zbatim të Marrëveshjes Bazë, O’Brien ka thënë se është edhe çështja e dërgimit të draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Zyrtari amerikan ka thënë se qytetarëve duhet t’iu sqarohet se Asociacioni është vetëm një platformë që komunat të shkëmbejnë përvoja, që në Evropë ekzistojnë rreth 400 asociacione të tilla, dhe që në rastin e Kosovës nuk nënkupton një nivel të ri të qeverisjes. /Telegrafi/
Thanks to @StateEUR Assistant Secretary O’Brien for his visit to Kosovo. Had important conversations with Government leaders on partnering with us to enhance peace and prosperity, ensure that all citizens of Kosovo live in conditions of dignity and security, and advance Kosovo on… pic.twitter.com/5xwhbvkunF
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 22, 2024