Site icon Telegrafi

Hovenier dënon djegien e shtëpisë së serbit në Istog

Shtëpia e një qytetari serb në fshatin Veriq komuna e Istogut, gjatë ditës së hënë është përfshirë nga zjarri.

Lidhur me këtë rast ka reaguar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Në një shkrim në Twitter, ai këtë veprim e ka quajtur kriminal.

“Kjo shtëpi në Istog ka pësuar një zjarrvënie kriminale. E vizitova për ta parë vetë, me lejen e familjes, e cila synonte të kthehej në pronën e tyre. Unë e dënoj këtë sulm me zjarrvënie dhe këtë përpjekje për të frikësuar një familje që të mos ushtrojë të drejtën e tyre për t’u kthyer në shtëpinë e tyre”, tha Hovenier.

Lexo po ashtu Digjet shtëpia e një serbi në Istog, reagon OSBE-ja

Edhe misioni i OSBE-së në Kosovë, ka dënuar aktin.

Në një reagim në Twitter, OSBE ka kërkuar nga policia që të hetojë rastin dhe autorët të vihen para drejtësisë.

“Dënojmë sulmin me zjarrvënie ndaj një shtëpie të sapondërtuar të një serbi të Kosovës të kthyer në Veriq komuna e Istogut. I bëjmë thirrje policisë që të hetojë rastin dhe të vërë para drejtësisë autorët.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka kërkuar që rasti të cilësohet si “zjarrvënie” dhe se hetimet po vazhdojnë më tutje./Telegrafi/

Exit mobile version