Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier, ka takuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Twitter, ai tha se me Bislimin ka pasur diskutim produktiv për integrimin euroatlantik të Kosovës.
Tutje shprehu përkushtimin e SHBA-së për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.
“Diskutim produktiv me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi, mbi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Kosovës, dhe dëshirën tonë të përbashkët për ta parë Kosovën të arrijë marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha Hovenier.
Hovenier, i cili mori detyrën e ambasadorit ditë më parë, tha se ndjehet i lumtur që shërben në Kosovë.
“Unë jam shumë i gëzuar me qenë këtu në Kosovë. Kjo është e vetmja fjalë që unë e di në gjuhën shqipe”, ka thënë ai./Telegrafi/
Productive discussion with Kosovo First Deputy Prime Minister @BislimiBesnik on the United States’ commitment to Kosovo’s Euro-Atlantic integration & our mutual desire to see Kosovo achieve normalized relations centered on mutual recognition through the EU-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/hXtLpv9Vdc
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 12, 2022