Site icon Telegrafi

Houthit sulmojnë me raketa një anije britanike me naftë në Gjirin e Adenit

Grupi Houthi ka sulmuar një anije britanike të naftës Marlin Luanda në Gjirin e Adenit.

Houthit kanë marrë përgjegjësinë e sulmit duke thënë se e kishin sulmuar anijen detare me raketa, transmeton Telegrafi.

Si rrjedhojë, anija e ngarkuar me naftë ka marrë flakë.

Gjatë ditës, firma britanike e sigurisë detare Ambrey tha se një anije tregtare që udhëtonte nëpër zonë ishte goditur me një “raketë”.

Sulmi kishte bërë që anija të përfshihet nga flakët, megjithatë anëtarët e ekuipazhit nuk kishin pësuar lëndime.

Houthit ripërsëritën qëndrimin se sulmi ndaj anijes ishte si rezultat ndaj situatës në Rripin e Gazës.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme ndaj objektivave Houthi në Jemen në përgjigje të sulmeve të përsëritura ndaj anijeve ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version