Telegrafi

Houthit japin detaje rreth sulmeve amerikano-britanike

Houthit e Jemenit lëshuan një deklaratë zyrtare pas sulmeve të mbrëmshme në pozicionet e tyre në të gjithë Jemenin.

“Armiku amerikano-britanik, si pjesë e mbështetjes së krimeve izraelite në Gaza, ka nisur një agresion brutal kundër Republikës së Jemenit me 73 sulme, duke synuar kryeqytetin Sana’a dhe qeveritë e Hodeidah, Taiz, Haxha dhe Saada”, thuhet në deklaratën e Houthi.

Ata shtojnë se pesë nga luftëtarët e tyre u vranë në sulme dhe gjashtë të tjerë u plagosën, raporton bbc.

Lexo po ashtu Minutë pas minute – pamje dhe detaje rreth sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kundër Houthi-ve të mbështetur nga Irani në Jemen

“Armiqtë amerikanë dhe britanikë mbajnë përgjegjësi të plotë për agresionin e tyre kriminal kundër popullit tonë jemenas dhe ai nuk do të mbetet pa përgjigje dhe pa u ndëshkuar”, shtoi ai.

Ata theksojnë se forcat e tyre nuk do të hezitojnë të synojnë “burimet e kërcënimit dhe të gjitha objektivat e armikut në tokë dhe det në mbrojtje të Jemenit, sovranitetit dhe pavarësisë së tij”.

“Ky agresion brutal nuk do ta shkëpusë Jemenin nga pozicioni mbështetjes për palestinezët dhe forcat e armatosura të Jemenit konfirmojnë se vazhdojnë të pengojnë anijet izraelite ose ato që shkojnë në portet e Palestinës së pushtuar të lundrojnë nëpër Detet Arabe dhe të Kuq”, përfundoi deklarata.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën fushatën ajrore kundër rebelëve jemenas pas sulmeve të këtyre të fundit ndaj anijeve të huaja në Detin e Kuq. /Telegrafi/