Site icon Telegrafi

Houston kishte marrëdhënie me një femër?

Sipas raportimeve të fundit bëra nga FBI, Whitney Houston, ka qenë viktimë e një shantazhi, i cili e kërcënonte atë se do të zbulonte fakte rreth një marrëdhënie seksuale me një femër.

Letra të shumta shantazhuese dhe kërcënuese janë zbuluara nga FBI që i dërgoheshin Houston, në të cilat citohej se marrëdhënie e saj sekrete me asistenten dhe mikeshën, Robyn Crawford, do të bëhej publike në qoftë se ajo nuk paguante një shumë prej 250.000 dollarësh.

Whitney Houston është ndarë nga jeta në 11 shkurt 2011, e cila u gjet pa ndjenja në vaskën e dhomës së hotelit në Beverly Hills, Kaliforni. /Tch/

 

Exit mobile version