Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti sot do të mbajë një takim me kryetarët e komunave, ministrin e Arsimit, Ramë Likaj dhe atë të Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Takimi do të mbahet në ora 11:30.
Telegrafi mëson se në këtë takim do të diskutohet rreth rishikimit të masave anti-COVID 19, alternativat për nisjen e fillim vitit shkollor 2020-2021 si dhe çështje tjera. /Telegrafi/