Site icon Telegrafi

Hoti zotohet se dialogu Kosovë-Serbi nuk do të rrëshqas në nivel teknik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit që pati me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është një proces politik dhe jo teknik.

Hoti ka thënë se do të mundohen që dialogu të mos rrëshqas në nivel teknik, por siç tha ai ta mbajnë të fokusuar në objektivin për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai po ashtu tha se sot do të raportoj në Kuvendin e Kosovës për dialogun të cilën e zhvilloi në Bruksel.

“E informova presidentin për ato që kemi marr deri më tash për dialogu me Serbinë. Sot të do të raportoj dhe në Kuvend për detaje dhe zhvillimin e procesit. Skender Hyseni do të flas në emër timin për dialogun, dhe do të mundohemi që dialogu asnjëherë të mos rrëshqas në nivel teknik, por ta mbajmë të fokusuar në objektivin për njohje reciproke.

Kam informuar forumin e liderëve të partive politike, sot do të informoj Kuvendin dhe shoqërinë civile. Pas shpalljes së pavarësisë kjo është çështje historike për të përmbyll një proces të rëndësishme. Procesi i dialogut nuk është proces teknik por është proces politik.

Nuk është proces që kryhet nga një person i vetëm dhe nuk është proces që kryhet prapa perdeve. Gjatë gjithë procesit do të jemi plotësisht transparent pasi fokusi jonë është që të kemi marrëveshje me njohje reciproke”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version