Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka dalë në mbështetje të deputetit Frashër Krasniqi pasi që këtij të fundit iu ndalë fjalimi në Kuvendin e Kosovës nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Veseli po kalon nga një ekstrem në tjetrin.
“Kryetari i Kuvendit po kalon nga një ekstrem në tjetrin. Në kohën kur është dashtë të ndalojë hedhjen e veve dhe gazit lotsjellës, që ka ngjarë dhjetëra herë në këtë Kuvend, ai jo që nuk e ka ndaluar hedhjen e gazit, por nuk ka sjell asnjë masë siç e parasheh Rregullorja e Punës së Kuvendit”, ka shkruar Hoti.
Ai ka thënë se kryeparlamentari deri dje ka lejuar futjen dhe hedhjen e gazit në Kuvend, kurse sot po ua ndalon fjalën deputetëve.
“Deri dje lejonte të futej dhe hedhej gaz në Kuvend, kurse sot ju merr fjalën deputeteve?!!!Kështu nuk menaxhohet institucioni më i lartë i shtetit. Prandaj duhen ndryshime”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/