Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se është i tronditur nga vdekja e dy të rinjve kosovarë në Gjermani.
Hoti përmes një postimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes së viktimave.
“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e dy të rinjve kosovarë në Gjermani. Autoritet kosovare tashmë janë në kontakt me ato gjermane për të sqaruar rrethanat e këtij rasti, ku dy vëllezër, 13 dhe 17 vjeç humbën jetën tragjikisht.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes!”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/