Site icon Telegrafi

Hoti thotë se ekonomisë së Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro

Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka theksuar se sot ekonomisë së vendit i mungojnë 500 milionë euro.

Hoti u shpreh se bilanci bankar është dyfish më shumë, ndërsa investimet kapitale janë më të ulëta në 20 vitet e fundit.

“Bilanci bankar dyfishi më shumë se sa që është i nevojshëm dhe investime kapitale më të ulëta ndonjëherë që ka parë Kosova në 20 vite edhe në kohën e pandemisë është punuar më shumë, dhe sipas vlerësimeve të mija sot ekonomisë së Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro për shkak se ju as nuk po ua leni qytetarëve mjetet dhe as nuk po i shpenzoni vetë”, tha Hoti.

Më pas ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e quajti dezinformatë atë që e tha deputeti Hoti.

Sipas tij për shkak të inflacionit është ngadalësuar ritmi i investimeve kapitale.

“Me dezinformatën që sapo e thatë që mungojnë para në ekonomi gjë që është e pavërtetë, krahasuar me vitin e kaluar bilanci bankar është më i ulët edhe në raportin shtatë mujor edhe në raportin aktual sipas ditës së djeshme. Pra bilanci bankar është më i ulët që i bie që më shumë para ka hyrë në ekonomi dhe nëse e shikon kategoritë tjera të shpenzimeve sepse po manipulohet me shifrën e investimeve kapitale për shkak të inflacionit dhe për shkak të rritjes së çmimeve që i kanë detyruar punëkryesitë nuk ka të bëjë me bllokada prej qeverisë por për shkak se punë kryesit kanë hezituar t’i kryejnë punët kemi ngadalësim të ritmit të investimet kapitale edhe në nivel qendror dhe lokal”, tha Murati. /Telegrafi/

Exit mobile version