Site icon Telegrafi

Hoti thotë se 23 milionë eurot e skemës pensionale janë punë e kryer

Fondi i skemës pensionale që do të rritet për 23 milionë euro, sipas ministrit Hoti, është punë e kryer.

Nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka thënë se Fondi i skemës pensionale është punë e kryer, ashtu siç ka thënë në konferencën e mbajtur me FMN-në.

Këtë sqarim Hoti e ka bërë pas një interviste të publikuar dje nga KosovaPress, ku nuk dihej ende sigurt se a do të rritet ky fond dhe për shumën e rritjes, transmeton Koha.net.

“Intervista e KosovaPress është e vjetër para një jave, kur ne ishim duke diskutuar me FMN dhe Ministrin Abrashi për shumën qe ndahet për pensione”, ka shkruar Hoti.

Ministri Hoti ka thënë se buxheti me këtë shtesë prej 23 milionë euro do të aprovohet në Qeveri javën e ardhshme dhe se mandej, sipas Hotit, kjo varet nga Kuvendi sa shpejt e aprovon Ligjin e Buxhetit për 2016.

Exit mobile version