Site icon Telegrafi

Hoti: Thaçi duhet t’i emërojë anëtarët e KQZ-së, po krijon precedent të rrezikshëm   

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga nga presidenti i vendit Hashim Thaçi që sa më parë të kryej obligimin e tij kushtetues, duke emëruar anëtarët e Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve (KQZ).

Këtë deklaratë Hoti e bëri në konferencë e rregullt javore të LDK-së, ku tha se është hera e parë që bllokohet ky institucion nga presidenti i vendit.

Lexo po ashtu Vonesa në emërimin e anëtarëve të KQZ-së, partitë politike tregohen të papërgjegjshme

Sipas tij, presidenti ka krijuar një precedent të rrezikshëm për sistemin zgjedhor në vend edhe për demokracinë, raporton Telegrafi.

Lexo po ashtu Koalicioni PAN vonon emërimin e anëtarëve të ri të KQZ-së

“Presidenti e ka bllokuar Komisionin Zgjedhor të Zgjedhjeve (KQZ), nga data 27 mars të këtij viti. Është hera e parë që ndodh bllokimi i këtij institucioni që nga themelimi i saj .Presidenti nuk është duke e kryer detyrat e veta, ku ai duhet të pranoj propozimet nga subjektet politike për anëtarët e KQZ-së. Me këtë vonesë të funksionalizimit të KQZ-së, presidenti ka krijuar një precedent të rrezikshëm për sistemin zgjedhor në vend edhe për demokracinë. Mos funksionalizimi i KQZ-së për dy muaj ka ndikuar negativisht në punën e kuvendeve komunale në veçanti. Sot ka me dhjetëra kërkesa nga kuvendet komunale që presin për zëvendësim të këshilltarëve komunal në KQZ. Kërkojmë që presidenti sa më parë të kryej obligimin e tij kushtetues dhe të emëroj anëtarët e KQZ-së”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version