Site icon Telegrafi

Hoti: Do të jenë 16 ministri, sot ose nesër do ta prezantojmë përbërjen e Qeverisë

I mandatuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e re do të ketë 16 ministri.

Ai këtë e bëri të ditur gjatë konferencës për medie ku po ashtu tha se sot ose nesër do të paraqiten bashkë me partnerët e koaliconit për të prezantuar kabinetin qeveritar.

“Unë në cilësinë e mandatarit për krijimin e Qeverisë, në tri ditëtë e fundit kam përmbyll të gjitha marrëveshjet me partnerët e koalicionit, do të etë 16 ministri, besoj që sot ose nesër do të jemi para jush dhe qytetarëve për të prezantu komplet përbërjen e Qeverisë. Ende nuk e kemi caktu kabinetin  nga ana e LDK-së. Kemi bërë një riorganizim të ministrive tek pjesa e Ekonomisë, pasi kanë qenë pesë ministri, detajet do t’i prezantojmë bashkë me partnerët e koalicionit”, tha Hoti.

Lexo po ashtu Mustafa: Do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk ka arsye të pezullohet dekreti i Thaçit

Ai u pyet nëse ka mospajtime brenda LDK-së, në lidhje me mandatimin e tij për kryeministër, gjë për të cilën tha se nuk është e vërtetë.

“Asnjë mospajtim nuk është, e kam marrur besimin e kryesisë dhe këshillit të përgjithshëm si mandatar për të udhëhequr këto biseda pԹr koalicion. Tash po presim për kohën kur do të mbahet seanca dhe të vendosim kush do të jetë pjesë e kësaj qeverie”, tha Hoti.

Hoti foli edhe në lidhje me ministrat me aktakuza të propozuar nga Aleanca për Ardhmërin e Kosovës, ku ai tha se ende nuk i ka marrë emrat e ministrave.

“Ende nuk i kam marrë emrat, ka pasur një letër-këmbim mes kryetarit Mustafa dhe atij të AAK-së për parimet e bashkë-qeverisjes, besoj se duhet tu përmbahemi atyre parimeve”, tha Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version