Telegrafi

Hoti takon McAllister, flasin për vizat dhe dialogun me Serbinë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka takuar kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se me McAllister kanë biseduar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

“Po ashtu biseduam edhe për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit politike, me ç’rast kam shprehur vendosmërinë e Republikës së Kosovës në orientimin e saj properëndimor”, shkruan Hoti. /Telegrafi/