Site icon Telegrafi

Hoti: Sot u arrit marrëveshja, nesër votohet Qeveria e pasnesër fillojnë reformat

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka përshëndetur arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Hoti ka thënë se sot është arritur marrëveshja, nesër votohet Qeveria dhe pasnesër nisin reformat ekonomike, arsimore e shëndetësore si dhe për fuqizim të rendit e ligjit për të gjithë njësoj, transmeton Telegrafi.

Ai ka pohuar se si partner të barabartë qeverisës, do të angazhohen shumë që të fuqizojnë shtetin e Kosovës, ushtrinë e Kosovës dhe pozitën e shtetit në arenën ndërkombëtare.

Në shkrimin e bërë në Facebook, Hoti ka thënë se do të avancojnë miqësitë me partnerët dhe se do të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët tanë. /Telegrafi/

Exit mobile version