Site icon Telegrafi

Hoti sot niset drejt Parisit, nesër takon Emmanuel Macron

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër, më 7 korrik 2020, do të takohet me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Siç njofton zyra e kryeministrit, pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës do të bëhet në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris.

“Pallati presidencial i Francës, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit./Telegrafi/

Exit mobile version