Site icon Telegrafi

Hoti reagon një ditë pas sulmit ndaj pjesëtarëve të policisë në Fushë Kosovë: Integriteti fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar një ditë pas sulmit që ndodhi naj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Fushë Kosovë, nga disa qytetarë, pasi paraprakisht kishin shqiptuar gjobë kundërvajtëse në trafik.

“Kryeministri Hoti, ka ftuar qytetarët që për të gjitha vërejtjet dhe pakënaqësitë eventuale me kryerjen e detyrave nga ana e policëve të Kosovës, t’i shfrytëzojnë mekanizmat ligjorë, t’i drejtohen Inspektoratit Policor, të drejtën e tyre ta kërkojnë edhe në gjykatë. Por, thekson se integritetit fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Përleshje fizike mes policëve dhe qytetarëve në Fushë Kosovë - plagoset me armë zjarri një person

Hoti, kërkon nga Prokuroria dhe organet e tjera përkatëse që të zbardhin sa më parë rrethanat që çuan në këtë rast dhe të vendoset drejtësia. /Telegrafi/

Exit mobile version