Site icon Telegrafi

Hoti: Po krijohen kapacitete shtesë në Klinikën Infektive për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Kryeministri Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se janë duke u krijuar kapacitetet shtesë në Klinikën Infektive dhe klinikat tjera për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Hoti ka thënë se të gjithë duhet të jemi të përkushtuar dhe të disiplinuar.

Kryeministri tha se trendi i rritjes së rasteve është i njëjtë me atë që kemi parë në regjion dhe më gjerë.

“Trendi që kemi parë me rritjen e numrit të rasteve të infektuarve është në përputhje me trendin që kemi parë në regjion dhe më gjerë të kthimit të një vale të dytë të pandemisë. Ne jemi të shtrënguar që të marrim masat e nevojshme që të menaxhojmë situatën në mënyrë adekuate”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version