Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është deklaruar rreth projektit për parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik. Ai ka thënë se ky projekt, që është riaktualizuar nga kryetari i Prishtinës nga radhët e VV-së, Shpend Ahmeti, është projektuar nga qeverisja e Isa Mustafës në Prishtinë, pjesë e të cilit ishte Hoti.
“Pergjigje ndaj Shpendit: E verteta per parkingun nentokesore tek Fakulteti Filologjik
Ky projekt eshte nisur nga qeverisja e Isa Mustafes ne Prishtine. Eshte aktualizuar nga Shpend Ahmeti ne fund te mandatit te tij.
Ne Komitetin per Partneritet Publik-Privat, qe kryesohet nga Ministri i Financave dhe perbehet edhe nga kater ministria te tjere, ky projekt eshte trajtuar ne afat te rregullt ligjore.
Projekti i sjelle nga Komuna e Prishtines, ka perfshire edhe nje mini qender tregtare apo pjese komerciale me lokale si pjese e parkingut. Dalja e pjeses komerciale ka qene ne rrugen kryesore perballe katedrales, duke filluar nga Radio Kosova dhe larte rruges kryesore.
Komiteti per PPP ka kerkuar qe komuna te heq nga projekti pjesen komerciale, pasi eshte vertetuar se kthimi i investimit ne kete projekt nuk ndikohet nga pershirja ose jo e te hyrave nga pjesa komerciale ne projekt te parkingut. Shpendi nuk ka pranuar te beje kete. Arsyen e di ai vete.
Po ashtu, Universiteti i Prishtines e ka kundershtuar prohektin si te tille. Komiteti per PPP i ka kerkuar Shpendit te arrije marreveshje me Universitetin e Prishtines, si shfrytezues i kesaj parcele komunale. Brenda kampusit universitar eshte e pakuptimte futja e cfaredo elementi komercial, pasi aktivitetet biznesore dhe komerciale jane larguar nga kampusi para shume vitesh me vendim te Rektoratit.
Te gjitha keto mund te dokumentohen me procesverbalet e mbledhjeve te Komitetit per PPP.
Shpendi nuk po e thote te verteten. Te ishte kujdesur Shpendi per Prishtinen sa eshte kujdesur per propaganden ne facebook dhe sharjet e fyerjet ndaj te tjereve, qyteti i Prishtines nuk do te vendnumeronte dhe degradonte keto kate vite” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/