Site icon Telegrafi

Hoti nuk jep detaje, kur pyetet për 4 pacientë të vdekur sot në Klinikën Infektive

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk ka dhënë detaje se çka ka ndodhur me 4 pacientë që kanë vdekur në Klinikën Infektive.

Ai ka thënë se stafi është duke e bërë punën në mënyrën më të mirë, ndërsa tha se nëse ka diçka organet përkatëse do të merren.

Ndërkohë që në konferencë për media nuk ka dal ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e as drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

“Ne bashke ndjejmë më familjet e atyre rasteve, stafi është duke e bërë më të mirën, nëse ka ndodhur diçka janë organet e hetuesisë. Unë e di që stafi shëndetësor po bënë maksimumin aty. Informatat që i kam është se është bërë maksimumi”, tha ai, transmeton KP.

I pyetur se a do të jap dorëheqje ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, Hoti tha se ministri është në krye të detyrës.

“Po bëjmë maksimumin për të menaxhuar me situatën, jemi në krye të detyrës edhe ministri edhe stafi. Nuk mund të komentoj ato që fliten, organet përkatëse çka do që do të identifikojnë do të merren masa. Personeli shëndetësor është duke e bërë maksimumin”, tha ai.

I pyetur se a është tani koha për gjendje të jashtëzakonshme, Hoti tha se posa të sugjerohet një gjë e tillë nga profesionistët shëndetësor, ai do ta bëjë një gjë të tillë.

“Në atë moment që personeli shëndetësor më sugjerojnë që të shpall gjendjen e jashtëzakonshme, nuk do të hezitoj asnjë moment që ta bëjë këtë”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version