Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti tha se sot se koalicioni LAA nuk është në bisedime me asnjë subjekt politik, madje as me Lëvizjen Vetëvendosje.
Këto deklaratë ministri në largim i Financave e bëri pas një takimi me krerët e Odës Ekonomike të Kosovës dhe bizneset.
Hoti tha se nuk do të bëjnë asnjëherë koalicion me PDK edhe nëse PAN e humb shansin për të formuar institucionet.
“Asnjëherë me PDK, edhe nëse humb shansin PAN, por me subjektet tjera do të angazhohemi për themelimin e institucioneve”, tha Hoti.