Avdullah Hoti, kryeministër në detyrë i Kosovës tha sot se nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente.
Hoti këtë deklaratë e bëri pas vizitës në Qendrën Klinike Universitare, saktësisht në Transfuzionin e Gjakut.
“Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha ai.
Kryeministri në detyrë tha më tej se i takon shumicës të bëjë konsultime për zgjedhjen e presidentit.
Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha sot se ende nuk kanë vendosur rreth votimit për formimin e institucioneve, saktësisht presidentit.
Ai tha se në fundjavë do të formohet Kryesia e partisë dhe pastaj do të vendosin. /Telegrafi/