Telegrafi

Hoti nga Washingtoni: Legjislativi duhet të angazhohet ta bëjë demokracinë funksionale

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili është duke marr pjesë së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe deputeten e Alternativës, Mimoza Kusari Lila në forumin për parlamentarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se aty janë duke debatuar kundër popullizmit.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se në një botë të gloablizuar, legjislativi duhet të luftojë disinformacionin, që po e i dëmton demokracitë në zhvillim, si dhe të luftojë populizmat që nuk i shërbejnë interesave të të gjithëve.

Postimi i plotë i Hotit:

“Ne Washington, me kongresmen dhe deputete nga 18 vende te ndryshme, po vazhdojme me debate lidhur pervojat ne forcimin e demokracise. 

Ne nje bote te gloablizuar, legjislativi duhet te luftoje disinformacionin, qe po e i demton demokracite ne zhvillim, si dhe te luftoje popullizmat qe nuk i sherbejne interesave te te gjitheve. Mbi te gjitha, legjislativi duhet te angazhohet qe ta beje demokracine funksionale dhe kuptimplote, e jo vetem peocedurale” (sic.), ka shkruar Hoti.