Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.
Hoti ka shkruar në Facebook se zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
“Kosova si Republikë Parlamentare, si shtet sekular, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit dhe angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/