Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qe katër muaj, policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë.
Deputeti ka thënë se vonesa për një muaj do të ishte e kuptueshme, por që vonesa për katër muaj tregon munegsën e vullnetit dhe përgjegjësinë ndaj policëve, transmeton Telegrafi.
“Vonesa për një muaj do të ishte e kuptueshme, pasi duhet futur të dhënat në sistemin e Thesarit në Ministrinë e Financave. Por të mos paguhen për katër muaj tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri, si dhe ndaj familjeve të tyre që çdo ditë janë të shqetësuar kur i përcjellin për punë”, ka shkruar ai në postimin e bërë në Facebook./Telegrafi/