Site icon Telegrafi

Hoti, Kurtit: Thirrjet për investitorë dhe paralajmërimet për konflikt nuk shkojnë bashkë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti për takimet e këtij të fundit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Hoti me anë të një shkrimi në Facebook thekson se thirrjet e kryeministrit Kurti për investitorët potencial dhe paralajmërimet për konflikt nuk shkojnë bashkë.

“Thirrje për investitorë dhe paralajmërime për konflikt nuk shkojnë bashkë. Shkon në Davos dhe e organizon një minikonferencë për investime, për të cilën e paguan një kompani konsulente 58,341.19 franga zvicerane pa asnjë procedurë prokurimi. Por, në dhomën tjetër, kërkon nja 70 trupa më shumë të KFOR-it nga Finlanda, edhe pse KFOR-i e rrit dhe e zvogëlon numrin e ushtarëve brenda natës sipas nevojës që ka”, thuhet në reagimin e Hotit.

“Çfarë mesazhe janë këto dhe çfarë promovimi i investimeve është ky?! Kush po e këshillon kështu?! Kah na shpie kjo qasje në fushën e politikës dhe të ekonomisë?!”, përfundon ai. /Telegrafi/

Exit mobile version