Site icon Telegrafi

Hoti: Kurti nuk tregoi kulturë institucionale

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se paraardhësi i tij në pozitën e kryeministrit Albin Kurti nuk tregoi kulturë institucionale kur nuk bëri aktin e pranim-dorëzimit të detyrës.

Hoti ka folur të enjten në “Debat” te RTK.

“Ish-kryeministri nuk ishte në zyrë. Ka qenë e pritshme, në bazë të deklaratave, ku e bëri të ditur. Kjo nuk tregon kulturë institucionale, siç e kam marrë unë detyrën, në të ardhmen do t’ia dorëzoj dikujt tjetër. Ne duhet të pajtohemi me rrotacionin”, ka thënë Hoti.

Hoti ka folur edhe për kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, e cila nuk udhëhoqi seancën kur ai u zgjodh kryeministër.

“Është dashur (ta udhëhiqte v.j.), është obligim kushtetues, por ka të drejtë ta delegojë. Nuk më ka zemëruar. Fokusi im është në zbatimin e programit qeverisës, jo te sjelljet e politikanëve. Fokusi im është te krijimi i një kulture krejt tjetër politike”, ka thënë ai.

Exit mobile version