Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka folur për anulimin e debatit ku do të përballeshin të gjithë kandidatët për kryeministër të vendit.
Ai ka thënë se ka qenë e planifikuar një debat në mes të tij, Ramush Haradinajt dhe Albin Kurtit por se është anuluar dhe se nuk e din arsyeje se përse është ndaluar.
Hoti më tutje ka thënë se do të ishte e mirë për qytetarët që personat që dëshirojnë të marrin përgjegjësi të ballafaqohen me njëri-tjetrin.
Më tutje Hoti ka thënë se është i gatshëm të marrë pjesë në çdo debat ku kandidatët për kryeministër do të përballën.
Më herët ishte planifikuar një debat në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova ku do të merrnin pjesë, Haradinaj, Hoti dhe Kurti por që ky debat kishte dështuar të mbahet.