Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë homazhe tek varri Presidentit Ibrahim Rugova, për ndër të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Hoti në një prononcim për media ka thënë se Pavarësia e Kosovës është projekti më i madh i shqiptarëve në këto 30 vitet e fundit që nga Pavarësia e Shqipërisë.
Ai po ashtu tha se qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë mirënjohës Presidentit, Rugova.
“Duke filluar nga këtu, tek Ati themeltar i Republikës së Kosovës, që është projekti më i madh 30 vjeçare nga shpallja Pavarësisë së Shqipërisë e këndej, është projekti më i madh i popullit shqiptarë – shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë mirënjohës Presidentit të Kosovës dhe gjithë atyre që kanë rënë për pavarësinë e vendit. Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës pa përjashtim në përvjetorin e Kosovës”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/