Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se ende nuk kanë diskutuar për kandidatin për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.
Ai u shpreh se në ditët e ardhshme beson që kjo çështje do të mbyllet.
“Ne ende nuk e kemi diskutuar këtë çështje më strukturat tona të partisë, besoj qe në ditët e ardhshme do të përmbyllet kjo çështje, shpresoj që edhe vendimi do te bëhet publik i Gjykatës Kushtetuese dhe mandej hyjmë në afate kushtetuese të cilat duhet t’i respektojmë”, tha Hoti.
Hoti ka shtuar se organizmi i zgjedhjeve në kohë pandemie do të jetë sfidë.
“Organizimi i zgjedhjeve në kohë pandemie vërtetë ka me qenë sfidë por tani ky është vendim që nuk diskutohet dhe ne duhet të bëjmë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe të gjitha institucionet përkatëse që janë përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, do ta kenë mbështetjen e plotë edhe te qeverisë, edhe institucioneve tjera për të organizuar zgjedhje të lira e demokratike”, tha ai.
Këto komente Hoti i bëri gjatë vizitës në ShSKUK./Telegrafi/