Kryeministria ka bërë të ditur edhe emrat e rinj që janë emëruar në Doganë dhe ATK.
Ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, është emëruar Bajram Rexha, kurse ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës, është emëruar Ekrem Hysenaj.
“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e Ministres së Financave, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës”.
“Në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Bajram Rexha, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe z. Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës”, thekson njoftim.
Ibrahim Xhaka ishte emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave në shkurt të këtij viti nga ish-kryeministri Albin Kurti, njofton Telegrafi.