Takimin në mes nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e kanë konfirmuar edhe në VV-së, sipas së cilëve janë dakorduar që Dardan Sejdiu dhe Avdullah Hoti, me ekipet respektove, të zhvillojnë dhe intensifikojnë bisedimet e përbashkëta për trajtimin dhe harmonizimin e programeve politike e qeverisëse.
Sipas zyrtarëve të VV-së, takimi ka ndodhur sot në mëngjes në sallën e Grupit Parlamentar të Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, në mes Kurtit dhe Hazirit, ku diskutuan për situatën e përgjithshme politike në Kosovë dhe për bllokimin institucional të shkaktuar nga koalicioni PDK-AAK-NISMA.
“Në veçanti, ata konsideruan nevojën e bashkëpunimit midis LV dhe LDK (përkatësisht LAA) për trajtimin dhe harmonizimin e programeve politike e qeverisëse, për çfarë ngarkohen z.Dardan Sejdiu dhe z.Avdullah Hoti që me ekipet respektive të zhvillojnë dhe intensifikojnë takimet dhe bisedimet e përbashkëta në ditët në vijim” (sic.), ka shkruar aktivisti Erzen Vraniqi. /Telegrafi/