Telegrafi

Hoti dhe Dema flasin për gjendjen në arsimin e lartë

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema.

Në njoftimin për media bëhet e ditur  se Dema e njoftoi zëvendëskryeministrin Hoti me planet dhe të arriturat e UP –së.

“Hoti ka vlerësuar lart përkushtimin e menaxhmentit të UP-së për rezultatet e arritura në këtë institucion të lartë publik, dhe e siguroi rektorin Dema se Qeveria e Kosovës do të përkushtohet në zhvillimin e arsimit në vend, veçmas atë të lartë, si dhe do t`i përkrahë ata në reformat e domosdoshme, por duke pasur gjithmonë parasysh respektimin e autonomisë së institucionit, te garantuar me kushtetutë dhe ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/