Site icon Telegrafi

Hoti: Brenda 2-3 ditëve formalizohet marrëveshja politike LVV-LDK

Ka përfunduar takimi i gjashtë i LDK-së dhe LVV-së.

Avdullah Hoti nga LDK ka thënë para medieve se ky ishte takimi i fundit për pjesën programore, transmeton Telegrafi.

“Ishte takimi i fundit për pjesën programore të marrëveshjes, e them me kënaqësi që kemi arritur t’i përmbyllmi të gjitha çështjet programore. Kemi arritur t’i përmbyllim diskutimet tona. Ne jemi të gatshëm për tri ditë që në mënyrë te draftuar këtë marrëveshje ta dorëzojmë të kryetarët e partive, të cilët do të ulen për të formalizuar këtë marrëveshje”, ka thënë Hoti.

Ai po ashtu bëri të ditur se nuk kanë diskutuar për ndarjen e posteve ministrore, përfshi atë të presidentit pas dy vjetësh.

“Ky është takimi i fundit për çështjet programore të marrëveshjes. Unë e them me kënaqësi që kemi arritur  të përmbyllim, po thuajse të gjitha çështjet programore. Prej zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, politikat sociale për kulturën, sport, çështjet e diasporës, energjetike. Për sa na përket neve si grupe punuese, në aspektin profesional kemi arritur të përmbyllim diskutimet tona”, tha ai.

Në përpjekje për të harmonizuar programin e mundshëm qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë takuar edhe pesë herë të tjera për të diskutuar për tematika të ndryshme.

Ndryshe nga rezultatet përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 220 mijë e 811 vota apo 26,159%, LDK 206 mijë e 458 vota apo 23,458%. /Telegrafi/

 

Exit mobile version