Telegrafi

Hoti akuzon inspektoratin dhe policinë për moszbatim të masave ndaj coronavirusit

Foto: Arkiv

Kryeminsitri Avdullah Hoti, po akuzon policinë dhe inspektoratin se nuk po zbatojnë vendimet e qeverisë për masat kundër coronavirusit.

Derisa ka përmendur protestat që janë mbajtur gjatë këtyre ditëve,  Hoti thekson se përgjegjësia duhet të kërkohet në mënyrë zinxhirore.

Pas takimit Hoti të komitetit për vlerësimin e situatës me COVID-19, Hoti tha se gjatë këtyre ditëve janë organizuar aktivitete sportive dhe protesta në mes të Prishtinës pa leje, derisa nuk është ndërmarrë asgjë.

Shefi i ekzekutivit, tha se janë të shqetësuar me mos respektimin e masave në disa raste, dhe mos respektimin e nevojshëm të inspektoriatit dhe policisë, njofton Telegrafi.

“Kemi pasur gjatë ditëve të fundit aktivitete sportive në masë pa leje, dhe pa i respektuar masat që i ka vendosur instituti, dhe masat që i ka vendosur qeveria. Ka pasur edhe protesta midis Prishtine, pa leje të policisë dhe pa i respektuar masat e qeverisë. Kjo nuk është e tolerueshme, nuk duhet të tolerohet dhe personat përgjegjës në zingjirin komandues komplet të institucioneve përkatëse duhet të marrin përgjegjësinë për mos respektim të vendimeve të qeverisë”, ka shtuar Hoti.