Site icon Telegrafi

Hoti: Aksionet e Policisë në luftimin e krimit dhe korrupsionit do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme

Kryeministri Avdullah Hoti, në një konferencë për media me komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi ka thënë se për katër muaj qeverisje, Qeveria e tij ka arritur ta heq fjalën korrupsion nga diskursi publik.

Ai tha se aksionet e Policisë për luftimin e krimit dhe korrupsionit do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

“Si qeveri gjatë këtyre katër muajve të qeverisjes e kemi larguar nga diskursi publik fjalën korrupsion, dhe kemi tregu vendosmëri në luftimin e krimit të organizuar. Aksionet që janë zhvillu para dy jave po vazhdojnë, dhe do ti shihni edhe tjera në ditët në vijim në gjithë vendin për të vendosur rend dhe ligj”, tha Hoti.

Kryeministri foli edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, ku tha se kjo mbetet një çështje e rëndësishme për qytetarët.

“Ne i kemi plotësuar kushtet në vitin 2018 dhe shpresoj që vendet e BE të lëvizin përpara në këtë drejtim”, tha Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version