Athanassios Kelemis (55), kryesues i odës ekonomike greko- GJERMANE, tha në një intervistë për Handesblatt se hotelet në Greqi kanë filluar të mbesin pa furnizime.
“Zingjiret e mëdha të hoteleve kanë furnizime ndoshta edhe për 10 ditë, ndërsa pastaj fillojnë vështirësitë. Greqia dhe Evropa duhet të fillojnë të bashkëpunojnë”, tha Kelemis për Handelsblat, transmeton portali Gazeta Blic.
“Nëse nuk ka ndonjë zgjidhje, kah fundit i javës mund të presim largim të punëtorëve”, theksoi Klemis.
Veç kësaj bursa si dhe bankat vazhdojnë të mbesin të mbyllura.
Greqia shumicën e barnave i merr nga shtetet tjera të Evropës. Për shkak të krizës momentalisht është kufizuar transferimi i parave ndërmjet Athinës dhe botës, kështu që barnatoret dhe spitalet frikësohen se munden me mbet edhe pa barna.