Mbrëmë janë zhvilluar nëntë takime në ligën më të fortë në basketboll në botë, ku Hornets ka befasuar San Antonion duke e mposhtur, ndërsa Golden State po marshon drejt rekordeve të reja në NBA.
Charlotte Hornets ka kopjuar taktikat agresive të San Antonio Spurs, me ç’rast kanë triumfuar me rezultat 91:88.
Në anë tjetër, kampioni Golden State Warriors vetëm në minutat e fundit arritën të shënojnë fitore kundër Minnestoa Timberwolves me rezultat 109:104.
“San Antonio ka bërë një punë mjaft të mirë dhe ne kemi ndjekur planin e tyre, por nuk ia dolëm me Golden Stae”, ka thënë Ricky Rubio, i cili shkëlqeu me ‘double-double’ prej 20 pikëve dhe 11 asistime.
Megjithatë, Golden State erdhi deri tek fitorja e 63-të në saje të Stepehen Curryt, i cili realizoi ‘double-double’ me 19 pikë, 11 asistime dhe 7 kërcime, ndërsa Dramond Green regjistroi 24 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime, raporton Telegrafi.
Te Minnesota, Wiggins ishte më i miri me ‘double-double’ prej 24 pikësh dhe 11 kërcimesh.
Jeremy Lin tregoi vlerat e tij kur në çerekun e fundit realizoi 15 nga 29 pikët që kishte shënuar gjatë gjithë ndeshjes për Charlotte.
“Ajo ishin fantastik, ne nuk do të mund ti ndalnim gjatë gjithë natës”, tha trajneri i Spurs, Gregg Popovich.
Përveç Lin, edhe Courtney Lee kontribuoi me 17 pikë dhe Nicholas Batum me 15 pikë dhe 6 kërcime.
Te Spursat, Tony Parker pati 19 pikë, 5 kërcime dhe 7 asistime, Aldridge shtoi 18 pikë, 12 kërcime dhe 5 asistime, ndërsa Tim Duncan realizoi ‘double-double’ me 16 pikë dhe 10 kërcime.
Pas këtij triumfi, Golden State ka 63 fitore dhe shtatë humbje, ndërsa për San Antonion kjo ishte humbja e 11-të kundrejt 59 fitoreve. /Telegrafi/
Rezultatet
Phoenix – Memphis 97:103
Detroit – Milwaukee 92:91
Boston – Orlando 107:96
Chicago – Sacramento Kings 109:102
Atlanta – Washington 102:107
Cleveland – Denver 124:91
Indiana – Philadelphia 91:75
https://www.youtube.com/watch?v=yhHQNV6Itx4
https://www.youtube.com/watch?v=mjLsXlIG7g4